Rrethi i Tepelenës është një nga Rrethet e Shqipërisë e Shqipëria. Rrethi bën pjesë në Qarku i Gjirokastrës. Rrethi i Tepelenës ka 55,000 banorë (sipas 2005), një sipërfaqe prej 817 km² dhe kryeqendër Tepelena.
Në rrethin e Tepelenës mbizotëron relievi kodrinoro-malor. Lartesia mesatare mbi nivelin e detit është 732 m. Pika më e lartë gjendet në majën e Këndrevicës 2122 m, ndërsa më e ulta 105 metra në luginën e Vjosës. Litologjia e Tepelenës më së shumti përfaqesohet nga gëlqerorët, të cilat herë shfaqen pllakë e herë masive kompakte. Në këto të fundit, janë të zhvilluara puset, shpellat dhe format e tjera karstike, mbi e nën tokësore me një interes të veçantë në fushën e turizmit dhe speleologjisë turistike e studimore. Sizmika në rreth është tepër aktive. Fuqia sizmike e hasur në 1920 ka arritur në magnitudë 5.8 dhe intensitet 9 ballë. Tërmeti të tjera ka patur dhe në vitet 1963, 1969 dhe 1978. Rrethi i Tepelenës ndodhet në zonën e klimes mesdhetare kodrinore e malore. Temperatura mesatare vjetore është 15.3 gradë celsius, ndërsa mesatarja vjetore e rreshjeve është 1426 mm. Ujrat sipërfaqesore përfaqësohen nga ato te lumit Vjosa dhe të degëve të tij (Drino-Bençe-Luftinje). Ujrat nëntokësore përfaqesohen nga burimet masive karstike si Uji i Ftohtë Tepelenë, Hormova, Lekel, Bença, Gurra në Progonat, Bambulli në Dukaj.
Rrethi i Tepelenës është i pasur me bimësi, si në lloje ashtu dhe në shtrirje. Në të ndeshen nga brezi i shkurreve, qe shtrihet deri ne lartesine 600-800 metra, brezi i dushkut 800-1200 metra, pyjet fletëgjere, halore e të perzier dhe deri në kullotat alpine me lartësi mbi 1000m.
Rrethi i Tepelenës përbëhet nga 2 bashki dhe 8 komuna që janë:
Kategoria:Tepelenë
Mapyourinfo translations allows you to search a foreign language with your own language (translate search) and receive the content also in your language
